COVID 19/ MSH: 152 raste të reja me koronavirus në 24 orë dhe dy humbje jete…

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 152 raste të reja me Covid-19 nga 864 testime të kryera. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve.

Kështu, në total numri i të infektuarve në vend shkon në 8,119.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu, njoftohet se brenda ditës betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 qytetarë. Jetën e humbi një 61 vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.