Covid-19. Shkodër, ISHSH kontrollon 250 persona, prej tyre 120 janë të huaj

Në qytetin e Shkodrës vijon puna për marrjen e masave për mbrojtjen nga koronavirusi. Strukturat publike janë duke kryer kontaktin me të gjithë personat që janë futur në Shqipëri para datës 27 shkur, ndërsa vijon puna dhe për ndalimin e mjeteve nëpërmjet pikave kufitare. Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kontrolluar 250 persona që kanë hyrë ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar.

Njoftimi i autoriteteve në ShkodërNë vijim të porosive të deklaruara nga KMC, vazhdon puna e strukturave në grupe të punës të përbëra nga inspektoriatet, DVP, FNSH, Ushtria për kontaktimin e të gjithë personave që kanë hyrë nga pikat e kalimit kufitar para datës 27, si dhe operacionet e ndalimit të mjeteve nëpërmjet 7 postblloqeve të organizuara nga DVP, Ushtrisë me mbështetjen e strukturave të FNSH, të cilët mbështesin edhe inspektoriatet për mbyllejn e lokaleve. 

Nga Inspektoriat Shëndetësor janë monitoruar dhe kontrolluar rreth 250 persona që kanë hyrë në pikat e kalimit të kufirit , prej ë cilëve 120 të huaj, ku janë zbatuar të gjitha rregullat e kontrollit sipas procedurave të MSH. Ndërkohë informohjemi nga Drejtori i Spitaleve që deri tani nuk ka asnjë person të shtruar me shenja të koronavirusit në dy spitalet e Shkodrës. Po e kordinojmë dhe monitorojmë situatën duke bashkëpunuar me të gjitha strukturëat e nivelit qendror dhe local në të gjithë qarkun.