COVID-19/ Situata në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit…

Situata në vendin tonë (sipas MSHMS)

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me COVID-19

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi, për të kufizuar rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Rregullat për ndalimin e qarkullimit, Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Urdhëri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat brenda qyteteve si dhe drejtë zonave të tjera në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24,  duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person.

Masat e reja të mara nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:

  • Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
  • Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi.

2. Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

a. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;

b. Eskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

c. Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3. Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4. Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

8. Mbylljen e kabineteve/klinikave dentare.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.