Detaje nga atentati në Shkodër, viktima ishte duke pirë kafe me një tjetër person, autorët e qëllojnë nga një “Benz” i bardhë me…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 55-vjeçarit Nazmi Bandula mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se viktima ishte duke pirë kafen e mëngjesit me një tjetër person, në momentin që është qëlluar.

Autorët, dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë tip “Benz” të bardhë me xhama të zinj dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia deri më tani nuk kanë gjetur gëzhojat e armëve, pasi autorët janë treguar të kujdesshëm për të lënë prova.

Gjithashtu, fakti që ata kanë qenë duke udhëtuar me një mjet me xhama të zinj, i bën të vështirë për t’i identifikuar, tha gazetari Nikshiqi, referuar burimeve policore në Shkodër