Detaje të reja nga aksioni i RENEA mëngjesin e sotëm në lagjen Kiras…

Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion në lagjen “Kiras” në qytetin e Shkodrës.

Burime policore bëjnë me dije se në fokuës të operacioneve është goditja e grupeve kriminale e sidomos e personave të cilët dyshohet se janë përfshirë ose edhe që kanë dijeni për ngjarjet më të fundit kriminale që kanë tronditur qytetin verior.Ka qenë një operacion rutinë i forcave RENEA dhe FNSH, të cilët kanë shoqëruar në policinë e Shkodrës tre shtetas te cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje në banesat e tyre.

Mësohet se forcat speciale kanë mbajtur të rrethuar një banesë në lagjen “Kiras” për më shumë se dy orë duke i bëre thirrje kryefamiljarëve që të hapin derën e shtëpisë.

Gjatë ketij aksioni blutë kanë bërë shoqërimin e kryefamiljarit sëbashku me dy djemtë të cilëve iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje.Tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër duke u marrë në pyetje.

Forcat RENEA dhe FNSH ndodhen prej disa ditësh në Shkodër, ku po kryejnë kontrolle në disa zona të qytetit. Vetëm 4 ditë më parë Forcat RENEA u përballën me plumba në fshatin Barbullush të Shkodrës gjatë një aksioni për arrestimin e një 49 vjeçari të cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.

Objektiv ishte Agim Gjata, person në kërkim për armëmbajtje pa leje, i dënuar më parë për vrasje.Kur agjentët specialë e rrethuan në banesë, ai iu përgjigj me armë thirrjes për tu dorëzuar.

Burimet policore bëjnë me dije se në në bashkëpunim me policinë e Shkodrës forcat operacionale po vazhdojnë të kryejnë kontrolle në disa banesa për të kapur persona me rrezikshmëri të lartë, por edhe ata të cilët mbajnë armë pa leje.