Detaje të reja nga plagosja në Vau Dejes, 68 vjeçari tentoi të përdhunojë 21 vjeçaren…

Detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e mbërmjes së sotme në Vaun e Dejës, ku një 21-vjeçare plagosi me thikë një 68-vjeçar.

Burime për mediat kanë raportuar se i moshuari, Zef Paloka ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren Nikoleta Nikaj, duke përdorur dhunë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Laç në Vaun e Dejës, ku e reja ka plagosur më pas me thikë Palokën, i cili ka shkuar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë. Policia ka identifikuar më vonë Nikajn, duke e shoqëruar në komisariat.