Doza AstraZeneca për mësuesit, Rama: Mos u shqetësoni, në Britani po vaksinohen miliona

DURRËS- Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve të shkollave të arsimit të mesëm dhe të detyrueshëm edhe në qytetin e Durrësit.

Në këtë proces kanë qenë të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Vaksinimet po kryhen në mjediset e shkollës ‘’Jan Kukuzeli’’, ndërsa pritet që sot të vaksinohen 220 mësues nga shkollat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Durrësit.

Gjatë një bisedimi të shkurtër me mësuesit që sapo kishin marrë vaksinën, kryeministri Edi Rama u ka thënë se nuk duhet të shqetësohen pasi sipas tij po ndiqet strategjia e shumë vendeve të cilat nuk kanë marrë nga seria e dyshuar e AstraZeneca. Më tej ai ka shtuar se nuk ka asnjë evidencë që ka probleme, ndërsa si shembull ka sjellë Britaninë e Madhe duke thënë se atje ka pasur miliona vaksinime dhe nuk është shfaqur asnjë shqetësim.

Manastirliu: Janë 41 shkolla në vend që po bëhen vaksina. Është mbajtur nën vëzhgim stafi mjekësor nga epidemiologët. Janë plotësuar formularët. Ka patur pak hezitim por ekspertë janë shprehur se do presim fjalën e tyre.

Bino: Agjencitë e Kanadasë dhe Australisë apo Britanisë janë serioze. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Hezitim ka pasur pas lajmeve.

Rama: Lëvizje që mund të kenë një mijë e një arsye. Është luftë e madhe tregtare. Serbia Hungariua, Belgjika, Kanadaja, Australia…. nuk e kanë ndaluar. Belgjika ka thënë se nuk do e ndalojnë se nuk pa provë shëndetësore. Presin EMA-n. Nëse thonë ndaloje do e ndalojmë. Po flisja me Londrën dhe atje janë bërë miliona por s’ka fare shqetësim dhe ka vijuar vaksinimi.

Manastirliu: Do mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Por do presim EMA-n dhe OBSH.

Rama: Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar.
Tek disa mësues ka pasur edhe hezitime për marrjen e dozës së vaksinës së AstraZeneca për shkak se shumë vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët.