DPSHTRR i tërheq vëmendjen shoferëve, kujdes me errësimim e xhamave…

❗️KUJDES❗️Errësimi i xhamave të autoveturave, përtej normave, pa u certifikuar nga DPSHTRR ose me dokumenta të falsifikuara do t’ju hapë telashe të mëdha!

Ndër fotot, rasti i një të dyshuari për falsifikim të certifikatës së miratimit të xhamave të errësuar, kallëzuar në Prokurori, referuar në Gjykatë, e cila ka vendosur dënimin me 4 muaj burg, ulur me dënimin përfundimtar me 8 muaj shërbim prove, ku në këto 8 muaj qytetari nuk duhet të kryejë asnjë shkelje tjetër, se shkon në burg!

👮🚨Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë nisur kallzimet penale për rastet e certifikatave false, si edhe po intensifikojnë kontrollet me matësa elektronik të ofruar nga DPSHTRR, paralel me komunikimin me sistemin e-DPSHTRR LIVE, për evidentimin e respektimit të % së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së bazuar në Udhëzimin e MIE!

👮📋Për kundravajtësit, vetëm për periudhën Janar – Qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa administrative per nenin 72/12 të Kodit Rrugor, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse! 🔍❌

Për udhëzime, informacion dhe njohje me kriteret dhe pasojat, të drejta e detyrime:
ℹ️🌐 www.dpshtrr.al

DPSHTRR #MIE #PoliciaRrugore #ZbatoNormatMbiErrësiminEXhamave #AutomotorizimiShqiptar 🇦🇱