E frikshme në Tiranë, dy qen “Pitbull” bëjnë për spital gruan, arrestohet pronari…

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dy qentë e tij kanë sulmuar një grua. Ngjarja ka ndodhur në zonën e komisariatit numër 2 të policisë, teksa gruaja ka përfunduar në spital për shkak të plagëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Braktisja e kafshës së shoqërimit?, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.