“Echoing Beats” në Vilën e Zogut në Shirokë, Spahia: Shkodra mbetet një qendër e rëndësishme për artin e kulturën…

“Echoing Beats” në Vilën e Zogut në Shirokë solli një kombinim të veçantë punimesh të artistëve shqiptar e të huaj. Piktura, art dixhital, grafiti, fotografi të gjitha në një mjedis të viteve 30’, në një nga vilat më të vjetra dhe të bukura të Shqipërisë.

Pata kënaqësinë të përgëzoja piktorin Andi Gocaj si organizator dhe të gjithë artistët pjesmarrës. Shkodra mbetet një qendër e rëndësishme për artin e kulturën që përqafon aq bukur trendet bashkëkohore.