Edi Martini: Nuk do ishte qameti nëse kampionati do të…

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka qenë personazhi i radhës nga bota e futbollit që nëpërmjet lidhjes me “Skype” ka rrëfyer për rubrikën sportive “Sport News” në “News 24” atë se çfarë e pret futbollin shqiptar menjëherë pas përfundimit të emergjencës së koronavirusit.

Martini u shpreh skeptik në lidhje me mundësitë reale të futbollit shqiptar për të vijuar garën deri në fund, teksa theksoi se mbyllja parakohe e kampionatit nuk do të ishte një dramë e madhe për një vend që ka probleme në lidhje me përballimin e situatave të tilla.

Shkodrani kritikoi ashpër qeverinë për lënien jashtë të sportit në paketat e ndihmës, teksa theksoi se janë pikërisht këta qeveritarë të parët që duan të dalin në tribuna kur luan Kombëtarja.