Edona Bilali: PS një President për gjithë shqiptarët…

Ministrja për Sipërmarrjen dhe drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali shprehet se Partia Socialiste do të përzgjedh si kandidat për President një figurë e cila të ketë pëlqimin e të gjithë shqiptarëve por edhe të opozitës. Partia Demokratike dështoi tha ministrja Bilali që të sjellë kandidatura në 3 raundet e para dhe tashmë do jetë PS që në dy raundet e mbetura të përzgjedh një president që të jetë i gjithë shqiptarëve shprehet thotë Bilali.

Ministrja Bilali shprehet se nga 3 kandidatura të mundshme ajo ka propozuar për President të ardhshëm dy gra shkodrane emrat e të cilave nuk i bën të ditur. Pavarësisht propozimeve të saj, Bilali shprehet se do të votojë cilën do kandidaturë që do të marrë dakordësinë brenda PS sepse sipas saj Presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë përbashkuese për gjithë shqiptarët.

Më 4 qershor do të jetë raundi i katërt për Presidentin dhe Partia Socialiste pritet që të dalë me një emër konkret të propozuar nga ana e tyre që më pas do të dërgohet në Kuvend për votim.