Egnatia – Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare, shkodranët mungesa të rëndësishme…

Duel I fortë pritet të jetë në stadiumin e Rrogozhinës në sfidën mes dy skuadrave që luajnë me objektiva të ndryshme. Vendasit e Ramadanit kërkojnë pikë shprese, për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në këtë duel, te Egnatia janë gati Krivanjeva dhe Agbenpornu, me lojtarët që rikthehen nga pezullime.

Ndërkohë, në kampin kuqeblu, shkarkimi i Brdariç ka bërë që Plori të marrë frenat e skuadrës, teksa do ketë gjysmën e titullarëve jashtë. Gurishta, Jonuzi, Da Silva, Latifi dhe Aralica janë mungesa prej dëmtimeve dhe skualifikimeve.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Krasniqi, Duranski, Iseni, Magani, Santos, Akbekpornu, Krivanjeva, Lila, Pedro Augusto Trajner: Zekirija Ramadani

Vllaznia: Zogovic, Diagne, Adili, Krymi, Djurdjevic, Heric, Kruja, Bulatovic, Smajli, Hakaj, Mustedanagic Trajner: Elvis Plori