Ekspozitë e armëve të vjetra/ Armët që datojnë nga 1700 u ekspozuan për vizitorët shkodranë në Muzeun Historik…

Armë të vjetra, të llojeve të ndryshme, 12 prej të cilave armë zjarri që datonin prej viteve 1700 e në vazhdim u ekspozuan për vizitorët e Muzeut Historik të Shkodrës.

Të ftuarit i përshëndeti edhe drejtuesja e kulturës në Bashkinë Shkodër ,Amila Gjyrezi.

Këto armë ekspozohen për herë të parë që prej vitit 1990. Ato shquhen për elementët zbukurues dhe bartin histori. Mes tyre qëndron e ekspozuar edhe arma e tipit hutë e Ali Pashë Gucisë, e zbukuruar me fildish dhe argjend në Shkodër.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 nëntor.