Eleminimi nga Kroacia, Tite largohet nga drejtimi i Brazilit…

Një lajm i befasishëm vjen nga përfaqësuesja e Brazilit.

Eleminimi nga Botërori nuk është kapërdirë dhe trajneri Tite ka dhënë dorëheqjen. Lajmi bëhet me dije nga Fabrizio Romano që raporton fundin e bashkëpunimit. Detaje të reja priten të dalin në minutat në vazhdim.

Brazili me eleminim nga Kupa e Botës ka ndarë rrugët me trajnerin Tite.

Humbja ndaj Kroacisë pas gjuajtjeve të penalltive rezultoi dhe ndeshja e fundit për trajnerin brazilian që e drejtonte prej dy vitesh.

Është hera e dytë radhazi që Brazili del nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale. 

Neymar arriti të shënoi një gol të mrekullueshëm në kohën shtesë për t’i kaluar ata në avantazh, por Bruno Petkovic barazoi në tre minutat e mbetura për ta çuar ndeshjen në penallti, ku kroatët u treguan më të saktë.