EMRAT/ Autobusi dhe makina përfundojnë në Lanë, Policia jep detajet, mes të lënduarve shoferët dhe faturino…

Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, bën me dije se 5 persona janë paraqitur në spital për kontroll mjekësore.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se të lënduar lehtë kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, faturino 61 vjeç, drejtuesi i autoveturës Jurgen Rama, 27 vjeç,  një pasagjere e autobusit, F. Ç., 64 vjeçe, dhe pasagjeri i autoveturës, A. H., 27 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

foto galeri
foto galeri foto galeri foto galeri