EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Fushë Krujë…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në Fushë Krujë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, ku pas një konflikti të çastit, 44-vjeçari Blerim Selaci ka plagosur me armë zjarri 62-vjeçarin Lutfi Kupa.

I lënduari ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në kërkim është shpallur autori i plagosjes dhe policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj.