Erdogan tregon zemërgjerësi: Shlyen borxhet për energjinë dhe gazin për familjarët e viktimave të tërmetit…

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka firmosur një dekret, të botuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit fshihen të gjitha borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror të familjeve të tërmetit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë dhe mesatarisht nga lëkundjet e 6 shkurtit.

Gjithashtu janë hequr edhe procedurat gjyqësore dhe përmbarimore për borxhet e faturës së fshirë. Është vendosur që borxhet e faturave të të prekurve nga tërmeti deri më 6 shkurt të plotësohen nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Shlyerja e faturave të abonentëve të energjisë elektrike dhe gazit natyror pas datës 6 shkurt është shtyrë deri më 31 maj.

Këto fatura do të paguhen me këste të barabarta në 6 muaj, duke filluar nga qershori.