Esat Mala, futbollisti më në formë i Vllaznisë/ Mesfushori nga Prizreni, vlerëson Bylisin, por premton kualifikimin…

Esat Mala, futbollisti nga Prizreni po zhvillon një sezon të shkëlqyer në radhët e kuqebluve duke u konsideruar lojtari më në formë i Vllaznisë. I tillë ishte edhe në ndeshjen e fundit me Erzenin, ku shënoi dy gola, njëri prej të cilëve u anolua nga sistemi VAR.

Një ditë përpara ndeshjes së Kupës me Bylisin, Mala ishte përkrah teknikut Mirel Josa në konferëncën për shtyp dhënë për gazetarët shkodranë.Duke folur për ndeshjen e nesërme me Bylisin, Mala, thekson se edhe pse kanë fituar në ndeshjen e parë 0-2, nuk do të ketë asnjë nënvleftësim ndaj ballshiotëve.Skuadra mike vjen nesër me dy shkodranë në formacion, si Trumçi dhe Qardaku, por edhe ishi kuqeblu, Mevlan Adili.

Në rast kualifikimi në ndeshjen e nesërme me Bylisin, Vllaznisë i takon të luajë kundër Partizanit. Një ndeshje që Mala thotë se do të luhet më vonë, dhe se deri atëherë skuadra shkodrane është e përqëndruar në kampionat.