FOTO/ 100% e bërë nga materiale të riciklueshme, shikoni fanellën e tretë të Juventusit këtë sezon

Juventusi ka prezantuar fanellën e tretë që do të veshë këtë sezon të ri dhe duket se risitë nuk mungojnë.

Dy ngjyrat historike të uniformave të dyta të përdorura nga “Zonja”, rozë dhe blu, janë bërë bashkë me njëra-tjetrën kësaj radhe, për të sjellë diçka komplet të re.

Kjo fanellë e dizenjuar nga brandi gjigant i veshjeve, “Adidas”, është 100% e bërë nga materiale të riciklueshme.