Gara për KQZ-në e re, Topalli: Basha voton ministrin e Ramës dhe rrëzon zv. kryeministrin e tij

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me garën për kreun KQZ-së së re. Topalli shprehet se nëse Basha do të kishte kontestime për mbylljen apo hapjen e listave, do kishte dërguar në Kuvend emrat e tij.  Sipas saj, Basha mbështeti ministrin e socialistëve dhe rrëzoi zëvendës kryeministrin e PD, Ilir Rusmajlin.

“Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet Kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij.( Emra qe moren voten e Rames) Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte,ishte Ilir Rusmaili. Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zv. Kryeministrin e Partise Demokratike.

Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se Drejtes Kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie . Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te Kryeministrit. Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta!”, u shpreh Topalli.