Gjykata dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë…

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë për akuzën e vrasjes me paramendim.

Ai do të vuajë dëbimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Në kohën e vuajtjes së dënimit do llogaritet edhe koha e qëndrimit të tij në “arrest ne burg”.

Prokuroria kërkoi 25 vite burg për Izet Haxhinë lidhur me akuzën e vrasjes së Azem Hajdarit.

Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës dhe në vitet kur qeveriste Partia Demokratike ka qenë i njohur konflikti mes tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së.