Helidon Bushati i kërkoi ndjesë, reagon gazetari shkodran…

Sot ka qënë një nga ato ditë kur jam ndjerë vërtet i prekur në sedër por kam marrë më shumë se asnjëherë mbështetje dhe vleresim të shprehur nga dhjetëra telefonata dhe qindra mesazhe.

Falenderoj cdo mik dhe koleg, bashkëpuntor, profesionist, politikan nga ato vendor deri tek ato të niveleve të larta qëndrore që bashkëndanë shqetësimin me mua duke më trëguar që në bëtejën e të bërit gazetari nuk jam vetëm.

Sa per deputetin Helidon Bushati pervec statusit të tij me të cilin tashmë jeni njohur, unë pata dhe një bisedë, ku i kemi folur njëri tjetrit si dy shkodranë që njohin kodet e burrërisë , fjalës dhe mbi të gjitha faljes…