Ikën Blerina Haka, Lela Berdica emërohet drejtoreshë e hipotekës Shkodër…

Lela Berdica emerohet drejtoreshe e hipotekes Shkoder. Berdica zevendeson Blerina Haka e cila qendroi ne kete detyre vetem per disa muaj. Haka pasi mori detyren ne pak kohe ka kerkuar qe te largohet nga ky pozicion dhe ka zhvilluar disa takime ne drejtorine e pergjithshme te hipotekes per te dhene doreheqjen por i eshte kerkuar qe te prese per te ardhur deri ne diten e sotme. Haka zevendesoi Flladi Danon i cili edhe ai qendroi pak muaj.

Drejtoresha e re Lela Berdica deri me tani mbante postin e drejtoreshes se qendres se sherbimeve ADISA ne Shkoder. Largimi i drejtoreshes Haka vjen per shkak te problemeve qe ka hipoteka e Shkodres dhe shqetesimeve qe paraqesin qytetaret per pronat e tyre çdo dite.

Prezantimi i drejtores Berdica eshte bere nga drejtues te larte te drejtorise se pergjithshme te hipotekes si nje angazhim u tyre per te vene ne shinat e duhura hipoteken e Shkodres e cila nuk po gjen qetesi.