Incidenti me armë në zyrat e PD-së, përjashtohen nga primaret dy kandidatët…

Incidenti i ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2002 në Degën e Partisë Demokratike në Kurbin ku u qëllua me armë zjarri, ka sjellë penalite për protagonistet e ngjarjes.

Dy kandidat të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit.

Vendimi është marrë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike të Rithemelimit, pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive.

Sipas PD-së së Rithemelimit aktet e dhunes të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatet dhe anëtaret e kryesisë së kësaj force politike kanë cenuar rëndë ecurinë e proçesit zgjedhor të primareve.

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i kërkon kryesisë së PD-së Kurbin marrjen e masave disiplinore me shkarkim nga çdo funksion në këtë parti të shtetasit Van Rica.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 nentorit gjatë një takimi të kandidateve të promareve me kryesinë, ku 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autori i kësaj ngjarje u arrestua nga policia disa orë më vonë, por pas tre ditësh gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë./Oranews/