Izmira Rusi Ulqinaku më e votuara nga zonjat shkodrane…

Deputetja e dalur nga zgjedhjet e 2017 dhe njëkohësisht e vetmja anëtare kryesie e Partisë Demokratike nga Shkodra, ishte kandidate dhe këtë herë, e pozicionuar në numrin 9 të listës së Partisë Demokratike. Izmira mori afro 4000 vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Përveç se kandidatja më e re në moshë, Izmira është në të njëjtën kohë, kandidatja më e votuar nga vajzat dhe gratë që kandiduan në këto zgjedhje. Ajo madje ia doli të kalonte bindshem me vota deputetet e Qarkut Shkodër – Emilja Koliqi, Greta Bardeli, Edona Bilali dhe Meri Markici.