“Ja si lindi karantina…” Rama publikon historikun se si u përdor izolimi…

Teksa Shqipëria po mbyll një muaj në karantinë, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një historik të lindjes së karantinës si një metodë për të shmangur përhapjen e viruseve. Njeriu i parë që bëri këtë shpikje është dijetari islamik Ibn Sina (980-1037),

Kryeministri Edi Rama me anë të një posti shkruan se studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.

Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157633429616523