Java e sipërmarrjes në Shkodër/ Beci: Mbështetje për herë të parë nga Bashkia për sipërmarrjet e reja dhe të rinjtë…

Share your love

Java e sipërmarrjes ka mbledhur në Shkodër të gjithë aktorët kryesorë të qeverisë shqiptare, institucioneve financuese, Bashkisë Shkodër dhe biznesin.  Të pranishmit kanë ndarë vizionin e tyre për zhvillimin e Shkodrës, si qëndër e zhvillimit rajonal të vendit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci,  në fjalën e tij, vuri theksin tek investimet që po bëhen në Shkodër por dhe tek mbështetja që për  herë të parë Bashkia Shkodër do të bejë për sipërmarrjet e reja dhe të rinjtë

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka renditur disa prej investimeve që kanë nisur në Shkodër, duke ndarë edhe lajmin e lidhjes së kontratës për lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndanë me të pranishmit vizionin e qeverisë shqiptare për mbështetjen e bizenesit e në mënyrë të veçantë mbështetjen e qeverisë ndaj Shkodrës.

Shkodra është kthyer në vëmendjen e investimeve, si një moment i rëndësishëm për zhvillimet në infrastrukturë, motorr ekonomik nëpërmjet turizmit, por edhe projektet që po harton Bashkia Shkodër për Urën e Bahçallekut, hyrjen e Shkodrës ,që është në fazë tenderimi, rrugën e Dukagjinit, rrugën Shëngjin – Velipojë dhe rrugën Shirokë – Zogaj, e cila pritet të nisë nga puna.

Share your love