Jo vetëm Rugani, një tjetër futbollist i Juventusit me koronavirus

Tjetër futbollist me koronavirus te skuadra e Juventusit. Daniele Rugani ishte i pari që u infektua me COVID-19, ndërsa tani është radha e Blaise Matuidi. Mediat e vendit fqinj raportojnë se mesfushori francez ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit.

Lojtarët dhe stafi teknik i kampionëve të Italisë qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre që prej momentit që u mësua lajmi për Ruganin. Tani i njëjti problem ka prekur edhe 32-vjeçarin, i cili u shpall kampion botë dy vite më parë me Francën.