Kandisatia e PS, Edona Bilali vizitë në familjen Shurdha…

“Banesa Muhamet Shurdha, pasuri kulturore, shpallur në vitin 1977 nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Mikpritja e Z. Ahmet Shurdha na hapi dyert e një thesari historik.

Sipërmarrje ndërkombëtare, bizneset e zhvilluara të Shkodrës së 1900 sipas modeleve perëndimore, emancipimi i gruas shkodrane, mendësi e hapur dhe progresive, ishin disa nga elementët e trupëzuar në artifaktet e shumta të familjes Shurdha, ndër të shumtat familje shkodrane që në kohën e luftës së dytë botërore kanë strehuar familje hebreje.

Në Shkodër janë rreth 100 banesa të këtij lloji, thesare të paçmuara të qytetit dhe të vendit. Një mirënjohje e veçantë për Znj. Majlinda Laçaj dhe stafit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimise Kulturore, për pasionin dhe dedikimin në mbajtjen gjallë të historisë plot ngjyra të Shkodrës tonë”, shkruan Edona Bilali.