Kërkohej prej 3 muajsh nga policia/ Arrestohet Dj Cherry i “Zonë e lirë”…

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Burime për “News24” bëjnë me dije se në pranga ka rënë Ardian Kola, i njohur nga emisioni “Zonë e Lirë” si DJ Cherry.

Policia bën të ditur se më datë 19 qershor, Kola po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit” në Gjirokastër. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë automjetin, por 38-vjeçari nuk i është bindur.

Më pas, DJ Cherry e ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar. Sipas policisë, brenda automjetit dyshohet se ishin 5 emigrantë të paligjshëm.