Koalicion në 2021 me LSI? Rama: Kurrë mos thuaj kurrë në politikë, por e përjashtoj aleancën me partinë e Presidentit

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me gazetarët ka përjashtuar mundësinë që PS të shkojë në koalicion me LSI në zgjedhjet e 2021.

Rama e konsideron LSI-në partinë e Presidentit Meta e cila është degraduar dhe nuk përbën perspektivë për një aleancë me ta.

”Në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Por nuk shoh një koalicion me partisë e Presidentit sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i assaj force politike dhe detyrimet tona programore ashtu si dhe bindja jonë që është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë perspektivë. E përjashtoj. ”- tha Rama.