Koliqi: Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama paralajmëron shqiptarët për një rritje tjetër të çmimeve…

Reagimi i Deputetes se PD Emilia Koliqi:

Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama paralajmëron shqiptarët për një rritje tjetër të çmimeve.

Pas rritjes së çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i tyre nuk është asgjë para asaj që po vjen.

Sipas këtij paralajmërimi do të ketë rritje për çmimin e energjisë, çmimit të gazit dhe çmimit të naftës, për familjarët dhe biznesin.

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik dhe buxhetet familjare.

Dështimet disavjeçare për të reformuar sektorin energjetik, e kanë lënë vendin të pambrojtur ndaj krizave. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë.

Ata që do të paguajnë janë qytetarët.

May be an image of outdoors