Komisioni i Venecias “shuplakë” qeverisë për ‘anti-shpifjen’: Frenon fjalën e lirë të mediave

Komisioni i Venecias duket se i ka dhënë një “shuplakë” tjetër mazhorancës, pasi i dha të drejtë Metës për emërimet në KED.

Ky komision ka “goditur” ligjin anti-shpifja, ku në draft-raportin e siguruar nga Ora News për këtë çështje sugjeron se qeveria duhet ta rishikojë këtë paketë ligjore.

“Në dritën e mësipërme, Komisioni i Venecias rekomandon të rishqyrtohet miratimi i amendamenteve të draftit në Ligjin Nr. 97/2013 (dhe amendamenteve të draftit në lidhje me Ligjin nr. 9918/2008), siç u votua nga Parlamenti në Dhjetor 2019. Problemet e identifikuara nga autoritetet mund të jenë serioze, por mjetet ligjore të futura në amendamentet e draftit mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë për lirinë e shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet.” – thuhet në draft-opinion.

“Venecia” në draft-raport pohon se mendimet e këtij ligji për shërbimet e medieve audiovizive, në versionin aktual, nuk janë gati për tu zbatuar.

Më tej shtohet se ky ligj ka shumë paqartësi dhe se mund të ketë efekte frenuese në lidhje me fjalën e lirë në vendin tonë.

Sipas “Venecias” dhënia e fuqive të tilla kaq të mëdha AMA-s, në lidhje me media online, është diçka që duhet rishikuar.

Po ashtu, kërkohet që të rishikohet edhe formula e përzgjedhjes së përbërjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave, pasi ky komitet zgjidhet po nga AMA, çka mund të ndikojë te pavarësia këtyre dy institucioneve.

Një pikë tjetër ky kritikohet ky ligj është edhe në raport me gjobat e larta që parashikohen në rast shkeljes nga mediat online, kjo sipas “Venecias” është diçka një lloj kërcënimi me një efekt pothuajse të barabartë me burgimin dhe që mund të shndërrohet në një formë presioni mbi këto media.