Konfirmohen dy raste me koronavirus në Kosovë…

Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.