Koronavirusi/ Doktori shkodran Eqerem Hasani ka një apel për të gjithë, në veçanti për të rinjtë…

Ne këto ditë të vështira të panikut nga një virus i padukshem që ka çoroditur qetësinë dhe shpirtrat e të gjithëve, ju flas si mjek, si mik e si bashkeqytetar i juaji.

SHMANGNI PANIKUN SE TË GJITHË SË BASHKU ME KURAJO DO E KALOJMË.

Në Urgjencën Polivalente të Sëmundjeve të Brendeshme, perballemi çdo ditë me semundje të vështira që nuk kane lidhje fare me Covid 19, siç jane aksidentet cerebrale, koronare, diabeti, hipertension e të tjere, duke luftuar ne cdo çast me vdekjen. Pikërisht këta të sëmure, janë nje kontigjent, shumica të moshuar, që rrezikohen me shume se asnjë në këto momente dhe që të gjithë i kemi në familjet tona.

Për këtë kam nje apel:
Dua ti drejtohem veçanërisht të rinjve, bij,bija,nipër dhe mbesa të këtyre të moshuarve.. Sistemi juaj imunitar edhe e perballon nje virus te tillë. Mosha, vitaliteti, shendeti qe gëzoni ju bën të besoni se asgjë nuk ju prek. Por mos harroni: Nese ju nuk do te respektoni rregullat dhe këshillat profilaktike që keshillojne specialistët për këtë situatë, dëmin më të rendë, padashje, do ja percillni ju nëpër shtepitë e tyre. Akoma në këto ditë, të kësaj gjendje të jashtëzakonshme, më vrasin sytë grupe të rinjsh, duke levizur normalisht , pa marrë parasysh të keqen qe ato mund të mbartin me vete.Virusi mund te jetë kudo, por nuk e shohim.

Na besoni ne pergjegjësinë që kemi marrë përsiper për të luftuar me çdo kosto ne kete betejë aspak te lehte dhe ju vetem respektoni rregullat: Qëndroni brenda. Mos dilni nga shtepitë.

KJO NUK ESHTE NJE LOJE. ESHTE NJE BETEJE QE TE GJITHE SEBASHKU DO E FITOJME!