KRUJA: KEMI TREGUAR SE DIMË TË NGRIHEMI PAS NJË HUMBJE…

Para ndeshjes me Apoloninë, në konferencën e zakonshme për shtyp, ka dalë para gazetarëve edhe futbollisti Arsid Kruja. Ai ka shprehur bindjen se nesër Vllaznia do të tregojë vlerat e saj dhe do të marrë rezultatin e duhur, fitoren.

Nesër duhet fitore? Normalisht që jo vetëm ne, por i gjithë qyteti, gjithë Shkodra kërkon fitoren për të arritur te objektivi dhe besoj se do ja dalim që të fitojmë nesër.

Apolonia një kundërshtar i lehtë? Nuk mund të them se është kundërshtar I lehtë, pasi duhet një vlerësim maksimal për këdo skuadër. Ndaj secilit kundërshtar ne japim maksimumin dhe duhet të marrim pikët e plota.

Gjendja e skuadrës pas 3 ndeshjeve “jo” – Humbja me Laçin nuk ishte një rezultat që e prisnim, por ne kemi treguar që dimë të ringrihemi dhe do tentojmë ta kalojmë nesër me fitore.

Keni kaluar një dëmtim, si është gjendja? Nuk mund ta quaj dëmtim, sepse nuk ishte fizik. Kam kaluar një gjendje gripale dhe tani jam shumë mirë dhe kërkoj të bëj maksimumin”,