Kryebashkiakja Voltana Ademi kërkon transparencë për fondet dhe ndihmat ushqimore për pandeminë…

Shkruan në faqen e saj zyrtare në Facebook kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi: “I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:

1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?

2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?

3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?

Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë.

Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë.”, përfundon postimin e saj qytetarja e parë e Shkodrës.