Kush janë 2 emrat në listë për President, Rama iu “mbledh” anëtarëve të Kryesisë telefonat…

Pa telefona po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS ku po diskutohet lista me 10 kandidatura për President për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.

Telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.

Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.

Lajmi në përditësim…