LAJM I FUNDIT/ Bordi merr vendimin: Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli!

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur  në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu  Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

Pas analizimit të këtyre  marzheve  Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.