Lajm i mirë,17 të shëruar sot, Shkon në 182 numri të rikuperuarve nga Covid-19…

Shkon në 182 numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se, 17 pacientë të tjerë iu kanë rezultuar negativ testeve gjatë ditës së sotme. Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije lajmin e mirë, teksa shkruan: “Lajm i mirë: 17 të shëruar sot”.

Ndërkohë, ka shkuar në 28 numri i bluzave të bardha të shëruar nga COVID-19, pasi një tjetër infermiere u shërua ditën e sotme. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 409.