Lëvizjet në PS, analisti: i vetmi pishman për kryeministrin Edi Rama mbetet Shkodra…

Lëvizjet e fundit të PS-së me drejtuesit politikë në disa qarqe sipas analistit Lufti Dervishi, janë të lexueshme, por që sipas tij i vetmi pishman për kryeministrin Edi Rama mbetet Shkodra.

”Është i njëjti model tek Rama që kur ka qenë kryetart bashkie, ky është niveli që do të zgjedhë ekipin e tij. Nuk kemi të bëjmë me një parti që ka të bëjë me struktura. Karriera, dielli dhe hëna është vetëm një njeri, nëse merr një vendim ai njeri nuk është më.

Nuk ka ndonë suprizë. E vetmja surpizë është rikthimi i Majkos, duke e çuar në Kukës. Lëvizjet janë të lexueshme. Qarku i Shkodrës mbetet pishmani i madh. Edhe kur kishte fushën e lirë, me një incident që pati me kandidaten e vet e humbi Shkodrën. Nuk ka më debate”.