Lirohen 5 punonjësit e OSHEE Shkodër që u arrestuan një natë më parë…

Janë liruar 5 punonjësit e OSHEE që u arrestuan mbrëmjen e djeshme për shpërdorim detyre, pasi u zbulua një ‘shpi bari’ në Bërdicë të Shkodrës.

Ata akuzoheshin për ‘shpërdorim detyre’ pasi nuk kishin zbuluar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që kjo shtëpi kishte.

Në operacionin në fjalë, Policia e Shtetit vuri në pranga gjithsej 8 persona, ndërkohë u sekuestruan 2000 rrënjë kanabis.

Mësohet se Prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve te OSHEE.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.