Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës ka njoftuar qytetarët se rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online.

Përmes një njoftimi në Facebook ambasada ka bërë të ditur se çdo qytetar mund të kontrollojë statusin e aplikimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin unik të konfirmimit.

Ambasada gjithashtu sqaron se kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur.

Nëse rezultoni fitues linku do ju drejtojë në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i plotë:

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.