Majlinda Angoni: Fuqizimi i gruas, është prioritar në mbështetje të nevojave të grave dhe vajzave për qytetin tonë…

Kandidatia e partise Socialiste per bashkine Shkoder, Majlinda Angoni zhvilloi takim pasditen e sotme me gra dhe vajza Shkodra. Angoni u premtoi se me ardhjen e saj ne krye te bashkise Shkoder, do te nxise programe dhe politika per fuqizimin ekonomik te tyre, angazhimin dhe pjesemarrjen e tyre në jeten shoqerore.

Postimi i kandidates Majlinda Angoni:

Një pasdite e këndshme çaji me gra dhe vajza shkodrane duke bashkëndarë sfidat me të cilat gratë dhe vajzat përballen çdo ditë.

Kënaqësi të ndaja eksperiencën time si aktiviste e shoqërisë civile, mbi rëndësinë e gruas si pjesë e rëndësishme e vazhdimësisë së familjes dhe shoqërisë.

Me zgjedhjen time si kandidate për Bashkinë Shkodër do nxis më tej politika dhe programe që adresojnë fuqizimin ekonomik të tyre, angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore, kulturore dhe politike të qytetit.

Përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë dhe aksesit në shërbimet publike të arsimit dhe edukimit shëndetësor do të lehtësojë ndjeshëm barrën e grave në ngarkesën e tyre në familje.

Fuqizimi i gruas, është prioritar në mbështetje të nevojave të grave dhe vajzave për qytetin tonë”, shkruan Angoni.