Masat lehtësuese për qytetarët, Edi Rama rendit kategoritë që përfitojnë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook”, ka folur për lehtësimin e masave për qytetarët. Ai theksoi se do të lejohet përdorimi i makinave private për të gjithë personat që shkojnë në punë, me kushtin që subjekti ku ata punojnë të jetë i lejuar të zhvillojë aktivitetin e tij. Sa i përket furnizimeve të qytetarëve në pazar, Rama tha se do të zgjatet koha në 90 minuta, ndërsa shtoi se kush thyen rregullat do të ndëshkohet me heqje patente, bllokim mjeti dhe me heqje lirie.

“Masat lehtësuese që ne duam të ndërmarrin kanë të bëjmë me lejimin e plotë private për punonjësit e aktivitete të lejuara. Marrja e personave në makinë e personave nga familja apo të tjerë do të ndëshkohet me disa vite ( kjo është për t’u shikuar), me heqjen e lejes së qarkullimit, bllokim mjeti dhe heqje lirie. Po ashtu, marrja në makinë e një pensionisti, për çdo nevojë, përjashto nevojat emergjente do të ndëshkohet me disa vite heqje patente, sekuestrim mjeti dhe heqje lirie. Nga ana tjetër, do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë pazar do ta çojmë në 90 minuta. Kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur, por me sanksione të forta”, tha Rama.

Zoti Rama përçoi një mesash të qartë edhe për subjektet bar kafe, të cilat sipas tij, kanë thyer urdhrin e qeverisë dhe kanë shërbyer për qytetarët në këto kohë të vështira. Sipas tij, ky fenomen nga sot e mbrapa do të dënohet me gjobë, burg dhe me konfiskim të pajisjeve që ndodhen brenda lokalit.

“Kemi parë fenomenin e shëmtuar, e neveritshëm të hapjes së lokaleve nëpër lagje. Kemi vënë gjoba, kemi mbyllur aktivitete, por vazhdon historia. Janë shumë pak raste, por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Hapja e këtij aktiviteti do të dënohet me heqje lirie dhe me konfiskimin e gjithçkaje që ka në lokal”, shtoiRama.