Mblidhet kryesia, 9 emra në garë për 4 nënkryetarët e degës së PD Shkodër…

Kryesia e PD- së Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në fokus ka qenë njohja me Grupin e Punës që do të drejtojë dhe ndjekë në bazë aksionin e PD- së por edhe propozimi i kandidatëve për nënkryetarë të degës së Shkodrës. Kryetari i Bashkisë Bardh Spahia do të jetë në krye të grupit të punës sipas vendimit që ka marrë kryesia e PD në Tiranë. 

Gjithashtu në këtë mbledhje janë bërë publik emrat në garë për nënkryetar të partisë. 

Arben Lushaj, një prej kandidatëve që ishte pjesë e garës për drejtimin e partisë do të perballë Benjamin Nako, Vildana Gushta edhe kjo një tjetër kandidate në garën për kryetar ka pêrballë Blerina Kraja, Tonin Deda nënkryetari i bashkisë do të ketë përballë dy emra, Ndoc Ashtën dhe Sandër Prekën dhe Astrit Gjyrezi me Qashif Hoxhën.

Pas zyrtarizimit të emrave, pritet që në një mbledhje tjetër Kryesia e PD Shkodër të votojë për të zgjedhur 4 nënkryetarët.