ME RËNDËSI!! Prefektura qarkut Shkodër njofton banorët për situatën e përmbytjeve…

ME RËNDËSI!!

Të nderuar qytetarë #QarkuShkoder !

Gjatë 24 orëve në vijim priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.

Shtabi i Emergjencave Civile me ekspert dhe specialist të fushës po qendron në krye të menaxhimit në koordinimin e kësaj situate.
Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhë.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situatës duke kufizuar lëvizjet kryesisht në zonat me rrezikshmëri përmbytje dhe jo vetëm duke rritur vigjilencën në këto zona kryesisht përgjatë këtyre dy ditëve.

Për çdo problem duhet të telefononi numrat e emergjencës.

SHËRBIMI I URGJENCËS 127

SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129
SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128

Urojmë që së bashku të kontribojmë për sa me pak probleme dhe pa pasoja për të gjithë ju.

prefekturashkoder