“Më tha jam me Benet Becin”/ Ankohet Agron Duka: Rama më mori kryetarin e Partisë Agrare në Shkodër…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është ankuar ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa komentoi lëvizjet e eksponentëve të PL-së në Partinë Socialiste.

Duka tha se Rama i kishte marrë edhe atij kryetarin e degës se PAA-së në Shkodër. Sipas tij, kreu i qeverisë po e bën këtë me qëllim që të marrë bashkinë e Shkodrës.

“Ka shkuar në Shkodër dhe ka marrë Gon Çelën, kam respekt për Gonin. Si ka mundësi? Edhe Shkodrën kërkon ta marrë. Është 20 mijë vota diferenca minimalisht. Kryetarin e PAA, Mark Mollën e mori. Erdhi më takoi, jam me Benet Becin, tha. 

I thashë liro vendin spese politikisht je kundër nesh. Kishte takuar Ramën dhe i kishte thënë se Shkodra ka ngelë mbrapa sepse ju nuk më votoni mua, unë kam lulëzuar gjithë Shqipërinë, siç kam bërë andej, do ta bëj edhe këtu.

Çfarë qëndrimi të mbajmë ne? Unë edhe këto 2-3 vite se s’besoj se do merrem më. Kështu që të tolerojnë grupi i Alibeajt dhe grupi i Berishës, sepse risku është që ne do bëjmë gropa që s’do i mbushim më. Do ketë vështirësi  për të t’i mbushur këto gropa për të ardhur në pushtet, sa do të pendohen për këtë që po bëjnë”, theksoi Duka.