Ministri Cakaj në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia

Urdhri i qeverisë se kush vjen nga jashtë do të futet në karantinë nuk vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë por edhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Burimet bëjnë me dije se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është futur në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia.

Cakaj shoqëroi drejt Italisë ekipin mjekësor shqiptar që shkoi në ndihmë të autoriteteve shëndetësore në Breshia për përballimin e COVID 19, ndërkohë që u mor dhe me kordinimin e riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve.